Sekuestrohen 55 telefona celularë, dyshohet të jenë kontrabanduar
55 telefona celularë dhe tre ipada janë sekuestruar në Pejë nga sektori i hetimeve financiare nën dyshimin për kontrabandë dhe shmangie nga tatimi.
Njoftimi i plotë:
KONTRABANDA ME MALLRA & SHMANGIE NGA TATIMI
Pejë, 17.03.2023, Hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve Financiare të DHKEK, në koordinim me Prokurorinë Themelore Pejë, kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontroll në pesë lokacione në Pejë, të gjitha objekte afariste lokale të shitjes së telefonave mobil, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të lartcekura. Gjate kontrollit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 55 telefona celular dhe tre IPAD, të cilët dyshohet të jene futur në territorin e republikës së Kosovës duke iu shmangur taksave doganore. Kontrolli është kryer në bashkëveprim me Doganën e Kosovës dhe inspektoret e Administratës Tatimore të Kosovës. Me autorizimin e prokurorit lënda procedohet në procedurë të rregullt.

