E lëshon shpirti derisa ishte duke vozitur makinën

Një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke e drejtuar makinën në rrugën Podujevë-Prishtinë, ku ka shkaktuar edhe aksident. Dyshohet se vdekja e tij nuk ishet pasojë e aksidentit, por pasojë e problemeve shëndetësotre. 

Rr. Nacionale Podujevë-Prishtinë 14.05.2021 – 12:40. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Dyshohet se deri tek aksident ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit tani të ndjer. Dyshohet se i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion  ndërsa drejtuesi i veturës tjetër të dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.