Vdes pas tri ditësh personi i cili ra nga një ndërtesë

Një person nga Prizreni, i cili ndodhej në trajtim mjekësor shkaku i lëndimeve që kishte marrë pas rrëzimit nga objekti ku ishte duke punuar, ka ndërruar jetë, njofton policia.

Fsh. Romaj, Prizren 11.05.2021 – 14:30. Me datë 14.05.2021 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë iu është liruar familjareve për ceremoni mortore, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)