Vdes në spital një grua e aksidentuar para tri ditësh

Një femër e cila po trajtohej në QKUK, si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që kishte ndodhur tri ditë më parë në fshatin Serbicë të Prizrenit, ka ndërruar jetë.

“Sot me datë 21.07.2021 rreth orës 09:55 është pranuar informata se e lënduara nga aksidenti i trafikut që ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur me datën 18 korrik të këtij muaji.

Fsh. Serbicë, Prizren, 18.07.2021 – 13:38. Tre (3) vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur dy veturat tjera. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 9 persona (2 nga ta lëndime të rënda). Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.”