Ish-gazetarja dhe ish-asamblistja Arzie Nuhiu, në rrethana të panjohura ra nga kati i pestë

Dje u gjet e vdekur herët në mëngjes, ish-gazetarja dhe ish-asamblistja komunale në Gjilan, Arzie Nuhiu. Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, thuhet se viktima në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i katit të pestë të ndërtesës.

“Gjilan, 21.07.2021-NN. Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i katit të pestë të ndërtesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Familja ka njoftuar se Arzie Nuhiu do të varrpset sot, në varrezat e qytetit në Gjilan.

Vdekja tragjike e Nuhiut, e cila ishte një vajzë shembullore, është pritur me dhimbje nga familja, miqtë, bashkëpartiakët, kolegët dhe qytetarët e Gjilanit./Mediafokus.info