Bashkëjetonte me një vajzë të mitur, pa lejen e prindërve
Një person në Gjakovë është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi ai pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës, ishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.
“Gjakovë, 20.07.2021 – 18:00. Me datë 21.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës femër kosovare (e mitur), kishin vendosur që të bashkëjetojnë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.