Makina përplas për vdekje një motorist 30-vjeçar
Një 30-vjeçar, i cili po udhëtonte me motor ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulevardin “Blu” në Kamëz.
Policia thotë se 25-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar një makinë, është përplasur me motorin, që drejtohej nga 30-vjeçar. Ky i fundit si pasojë ka ndërruar jetë.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi F. H.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.