Gjilani, qyteti i solidaritetit

Jo rrallëherë, njerëzit e vullnetit të mirë në Gjilan kanë dëshmuar se e zgjasin dorën për ata që kanë nevojë.

Solidaritetin e dëshmuan gjilanasit edhe në ditën kritike për Shqipërinë, pas tërmeteve të njëpasnjëshme të së martës, duke u mobilizuar për të mbledhur sa më shumë ndihma.

Kompanitë private, grupet të tifozëve e qytetarët e rëndomtë, përmes iniciativave vetanake, mblodhën ndihma ushqimore e veshmbathje, për t’u nisur menjëherë drejt Shqipërisë, përkatësisht Durrësit.

Përpos kësaj, dhjetëra gjilanas ofruan edhe mundësi strehimi për banorët e prekur nga tërmeti atje, sikurse edhe kompani që dërguan punëtorët për të kontribuar në nxjerrjen e njerëzve nga gërmadhat.

Aksionet vullnetare po vazhdojnë.

Ja dëshmia e qytetit të solidaritetit përmes fotove.