‘Çmenduria’ e dy mërgimtarëve me makina, merr jehonë edhe në mediat zvicerane

Dy shqiptarët nga Kosova që u gjobitën dje nga policia duke bërë gara me “Lamborghini” dhe “BMW”, me shpejtësi 225 km/h, kanë marrë edhe vëmendjen e mediave zvicerane, ‘Blick‘.

Në fakt Lamborghini rezulton e marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri.

Ndërkohë, makina ‘BMW’ rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi dhe nuk dihet se në çfarë rrethanash është marrë nga shqiptari i Kosovës.

Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindje ndaj policisë, ndërsa drejtuesi i “BMW, 36-vjeç, banues në Kosovë, u ndëshkua me 120 mijë lekë për tejkalim dhe garë shpejtësie.