Një shqiptar dhe një serb aksidentohen me vetura në Llozhishte

Një aksident komunikacioni ka ndodhur ndërmjet dy veturave me drejtues, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Serbisë. Me këtë rast, lëndime ka pësuar shtetasi serb, i cili është ndalur për trajtim në spitalin e Mitrovicës.

Rr. Nacionale N22, Lozhishte 14.05.2021 – 12:40. Ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave me drejtues meshkuj, njëri shtetas i Republikës së Kosovës dhe tjetri shtetas i  Serbisë. Deri tek aksidenti ka ardhur nga vozitja e pakujdesshme, ku viktima shtetas i Serbisë pëson lëndime trupore dhe i njëjtë është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veriore ku edhe vazhdon tretmanin, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)