Niseni këtë muaj të shenjtë duke e dëgjuar këngën “Namazi” të Gold Ag
Këngëtari nga Presheva, Gold Ag, së bashku me Kreshnik Avdiun, i kanë kushtuar këngë muajit të Ramazanit, me titull ‘Namazi’.
Gold Ag njihet si besimtar shumë i devotshëm.
Tekstin e këngës e ka shkruar vetë artisti, Arian Agushi, që është një tekstshkrues i shkëlqyeshëm, ndërsa për melodinë janë kujdesur që të dy artistët.
Niseni këtë muaj të shenjtë duke dëgjuar këngën përkushtuese për agjërimin.

