Brenda një jave konfiskohen 18 patentë shoferë në rajonin e Gjilanit
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 31.03.2023-07.04.2023 në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” ka realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Gjatë kësaj jave, nga policia janë mbajtur ligjërata nëpër shkolla fillore me temën ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ku pjesëmarrësit njoftohen me rregullat dhe marrin njohuritë e duhura për sjelljet në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1175 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 12 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 12 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar si dhe janë konfiskuar 18 patentë shoferë, thuhet në njoftim.

