Arrestohet mjeku, pacienti dhe shoqëruesi

Një mjek në Istog është shoqëruar për mosdhënie të ndihmës mjekësore, ndërsa pacienti dhe shoqëruesi – për sulm ndaj personit zyrtar.

QKMF Istog 09.02.2021 15:00. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar  deri sa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij  në QKMF Istog ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës  pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës. Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.