Prindi e pagëzon Vetëvendosje vajzën e sapolindur
Shqiptarët janë popull interesant edhe kur është në pyetje pagëzimi i fëmijëve, sepse nuk ngurrojnë t`u vënë atyre emra që lidhen me politikën dhe personalitete politike botërore.
Kush e kishte menduar se një vogëlusheje të sapolindur do t’i vendosej emri i një partie politike.
Një shtetas i Kosovës, i cili jeton në Belgjikë, ka vendosur që vogëlushen e tij ta pagëzojë Vetëvendosje, mbase i frymëzuar drejtpërdrejt nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
Ndër shqiptarë has emra si Gadaf, Naser, Nehru dhe të tjerë, që janë frymëzime nga politika.