Serbi: Nxënësi vret rojën e shkollës, plagosë pesë fëmijë të tjerë
Një nxënës në Beograd ka vrarë me armë zjarri rojën e shkollës, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të nxënësve.
Siç shkruan “Danas”, shumë forca policore kanë rrethuar shkollën në mëngjesin e së mërkurës, ndërsa nxënësit janë larguar nga ambientet.
Sipas raportimeve të para, roja është vrarë ndërsa lëndime serioze ka marrë edhe një mësimdhënës. Ka edhe të tjerë të lënduar.
Është raportuar se 14-vjeçari kishte marrë armën e babait të vet për të kryer veprat.
Ai është arrestuar.

