Në Gjilan pritet të konfirmohen raste të reja pozitive me COVID-19

Në Gjilan pritet të konfirmohen raste të reja pozitive me COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, përmes një statusi në Facebook.

Statusi i plotë:

#Dita123. Brenda katër muajve të përballjes me #COVID19, Gjilani ka shënuar 286 raste pozitive, 155 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa fatkeqësisht 4 pacientë kanë ndërruar jetë. 15 pacientë pozitivë po trajtohen ne Rapartin e Infektivës në Gjilan, 4 në Prishtinë dhe të tjerët janë në shtëpi.

Po i presim rezultatet e 45 mostrave për datat 8, 9, 10 dhe 11 korrik dhe sipas pritjeve, presim konfirmime për rritjen e numrit të të infektuarve nga kontaktet, por edhe pakujdesia.

Gjilani nga sonte prej orës 21:00 deri në ora 05:00, është në kufizim të lirisë së  qarkullimit. Ky është çmimi i lartë, por duhet ta rrespektojmë.

Apeloj për kujdes dhe lutem që të shërohen sa më shpejt të infektuarit në hospitalizim apo vetizolim. Kujdesu për vete e familjen!