Arrestohet një i mitur në Kamenicë, dyshohet për vjedhje dhe dëmtim prone

Me datën 11.05.2023 rreth orës 17:00 Stacioni Policor Kamenicë është njoftuar se në ambulancën e mjekësisë familjare në Kamenicë dega në fshatin Bosce nga persona të pa njohur është dëmtuar dera e kësaj ambulante.

Në këtë rast përveç dëmeve materiale ishin vjedhur edhe disa gjësende të imta.

Po të njëjtën ditë drejtoresha e shkollës në fshatin Bosce ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur kishin depërtuar brenda shkollës ku dyshohet se kanë ndezur bombolën e gazit në të cilën kishin djegur disa materiale të mëndafshta (perde) dhe zjarri nuk ishte shpërndarë.

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë si rezultat i një pune të shpejtë hetimore, mirë të organizuar operacionale, sot me datën 12.05.2023 ka arrestuar një të dyshuar të mitur (viti i lindjes 2009, mashkull kosovar rom) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Nga prokurori i shtetit, rasti është cilësuar ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe ,,Dëmtim i pronës’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.