123 persona me virusin korona janë shëruar deri tani në Kosovë

Kosova ka shpresa të dalë nga izolimi më herët se sa pritej, nëse vazhdon të respektojë masat e emergjencës shëndetësore.

Deri tani janë shëruar 123 persona nga korona virusi, pasi  kishin rezultuar pozitiv në analizat labotratorike.

Vetëm dje janë shëruar edhe njëzet 21 pacientë. Ata  kanë rezultuar neghativ, sipas rekomandimeve të OBSH-së, nC dy mostra.

Përndryshe, nga data 8 shkurt deri më 20 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 5.009 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 598 raste.

Brenda kësaj periudhe kohore kanë vdekur 15 pacinetë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6,351 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 prill 2020, janë raportuar 2.467.524 raste të COVID-19 dhe 169.398 vdekje./mediafokus.info