Shkon në 16 numri i të vdekurve nga Covid 19, nuk mbijeton as shtatzëna

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot gjatë orëve të para të mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19.

E njëjta, ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensiv të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 55 raste.

Nga 55 pacientë të infektuar me Covid 19,
• 42 raste janë në gjendje stabile
• 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive, thuhet në njoftim./mediafokus