Gjest i madh, DJ i njohuar gjilanas që e ktheu ‘kaparin’ e dasmave

Fatos Qerimi, DJ i njohuar nga Gjilani, ka kontraktuar dhjetëra dasma që planifikoheshin të mbaheshin gjatë verës, por duket se pandemia e ka bërë te vetën dhe shumica janë anuluar, shkruan Mediafokus.info.

Ai e ka bërë gjestin që pakkush do ta bënte.

DJ Tosi & DJ Junior kanë vendosur që paradhënien t’ua kthejnë të gjithë kontraktuesve që rezervuan ahengjet kohë më parë.

“Të gjithë juve që keni kontraktuar dasmën tuaj me ne, Dj Tosi & Dj Junior në sezonin e verës 2020, nëse keni vendosur ta anuloni dasmën për shkak të pandemisë së Covid-19, ju njoftojmë se do ua kthejmë kaparin që e keni dhënë për rezervimin e ahengut tuaj”, kanë njoftuar përmes profilit të tij, Fatos Qerimi./Mediafokus.info/