Sa aktuale kënga: Ku shkojnë kosovarët, pse n’Kosovë nuk rrinë?

Trendi i ikjes së kosovarëve në drejtim të perëndimit në kërkim të një jete më të mirë, po vazhdon edhe dy dekada pas luftës së fundit.

Raportohet se muajtë e fundit janë larguar mijëra kosovarë në shtetet e uropiane, ndërkohë që pas muajit mars kur edhe hynë në fuqi ligji gjerman rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, pritet që të largohen një numër i madh i profesionistëve të fushave.

Një këngë që shprehte brengën rreth ikjes së kosovarëve në vitet 90’ta është “Udhët e Mia” që e këndonte Ilir Shaqiri, por që viteve të fundit është përpunuar nga rokeri i ri gjilanas, Valdrin Halimi, transmeton Mediafokus.info.

Dëgjojeni këngën Udhët e Mia, përpunimi i fundit i Valdrin Halimit, teksti i së cilës, edhe pse i moçëm prej tre dekadash, është aktual thua se i është dedikuar fenomenit të sotëm të migrimit./MediaFokus/