Tenori Arbios Musliu sjellë në versionin e tij këngën ‘Po i bjen era retë e zeza’ (VIDEO)

Një djalosh nga Gjilani po mahnit me talentin e tij në artin muzikor, të cilin ai nuk e ka vetëm pasion, por edhe profesion.

21-vjeçari nga Gjilani, Arbios Musliu ka përfunduar studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë, tek profesorët më të mirë në këtë fushë.

Solo këngëtari Musliu ka mbajtur shumë koncerte nëpër skena të njohura muzikore, ku ka demonstruar ndjesi dhe aftësi të larta artistike, si në përdorimin e vokalit, ashtu edhe në interpretim.

Tenori Musliu, për të cilin do të dëgjojmë shumë në të ardhmen, sepse ai ende ëshjtë në fillim të karrierës së tij, ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme në Maqedoni, Itali dhe gjetiu, brenda dhe jashtë vendit dhe ka marrë vendin e parë si dhe çmime të tjera të veçanta e speciale.

Musliu sapo ka sjellë në versionin e tij këngën ‘Po i bjen era retë e zeza’,  e cila ka marrë vëmendje të madhe nga publiku në media elektronike dhe rrjetet sociale, ku po dëgjohet e klikohet me të madhe.

Por këtu vetëm sa ka filluar më furishëm ‘era muzikore’ e Arbios Musliut./mediafokus.info