Vetëm Vushtria rezultoi sot me Covid 19

Sot më 27 maj 2020 janë testuar gjithsej 267 mostra dhe vetëm një (1) rast kontakti ka rezultuar pozitiv me Covid 19 nga Vushtria.

Sot më 27 maj 2020, janë shëruar 7 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 801 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitiv kanë rezultuar gjithsej 1.048 raste, me 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./mediafokus.info