Nesër shënohet 24-vjetori i rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani

Nesër (e enjte) shënohet 24-vjetori i rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani.

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëvë të UÇK-së, dega në Gjilan, ka njoftuar se për nder të figurës së tij, do të bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në ora 10:30.

“Familjarë të Dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, invalid të UÇK-së, nesër me 22.06.2023, në ora 10:30, bëjmë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 24 vjetorit të rënies së Dëshmorit NEZIR SHURDHANI. Ardhja juaj nderon Dëshmorin”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Paraprakisht, familja Shurdhani ka bërë të ditur se do të bëhen nderime te vendi i rënies në ish-Fabrikën e Çelikut, me fillim në ora 10:00.

Nezir Shurdhani u vra nga falangat e fundit të okupatorit në mbrojtje të institucioneve publike, një javë pas hyrjes së ushtarëve të UÇK-së dhe 11 ditë pas hyrjes së forcave të NATO-s.