Pushuesi futet në det për t’u larë, por gjen vdekjen

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdet. Një pushues sapo është futur në det në Durrës është ndjerë keq dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, teksa viktima është identifikuar si H. D., 68 vjeç.

Familjarët  dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar për në spital, por ka ndërruar jetë. Dyshohet për arrest kardiak.