Drita shkëlqeu në Çeki, nuk mposhtet nga Viktoria Plzen

Drita doli e pamposhtur nga dueli i vështirë me Viktoria Plzenin, duke barazuar (0:0) në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ekipi vendës e ka dominuar lojën dhe ka rrezikuar disa herë, duke e qëlluar madje edhe tërthorësen, por portieri Smakiqi e mbajti të pamposhtur portën e tij.

Nga ana tjetër, nënkampioni kosovar e pati rastin më të mirë me Albert Dabiqajn në minutat e fundit të lojës, por dështoi të shënonte dhe të kthehej me fitore.

Sidoqoftë, Drita ka gjasa për kualifikim në rrethin e tretë kualifikues me një fitore eventuale në shtëpi javën e ardhshme.