Gjilani krenohet me fitoret e dy skuadrave të tij

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, fundjavën ia ka kushtuar sportit dhe është shprehur i kënaqur me fitoret e dy skuadrave të qytetit, të cilat stinorin vjeshtor e mbyllën në dy vendet e para në tabelë.

Postimi i plotë

Këtë fundjavë vendosa t’ia dedikoj sportit dhe në veçanti ndjekjes së ndeshjeve të ekipeve të qytetit tonë, Gjilanit dhe Dritës.

Fitoret e tyre kundër Ballkani F.C dhe KF Ulpianës siguruan dy vendet e para në Superligë, në mbarim të të stinorit vjeshtor të kampionatit.

Duke i përcjellë ndeshjet e të dy ekipeve me të cilat krenohet qyteti jonë, është e dukshme që ne nuk e meritojmë gjendjen në të cilën ndodhet stadiumi i qytetit.

Drita dhe Gjilani po na përfaqësojnë denjësisht, andaj është e domosdoshme zgjidhja e çështjes së stadiumit.

Për këtë, gjatë javës në vijim, kam vendosur të pres në takim përfaqësuesit e klubeve dhe tifozëve për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

Kjo problematikë do gjejë zgjidhje, e skuadrat e qytetit të Gjilanit do mund të luajnë në kushte dinjitoze, për të na përfaqësuar pastaj dhe denjësisht në kupat evropiane, ka shkruar Hyseni në profilin e tij.