Sot pritet më pak se një orë në pikat kufitare me Kosovën

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për fluksin në kufi.

Sipas të dhënave, pritje për të hyrë në Kosovë ka më shumë të Dheu i Bardhë dhe në Merdare – deri në 50 minuta.

Ndërkaq për të dalë, pritje deri në 50 minuta ka te Dheu i Bardhë, ndërsa në Merdarë 20 deri 25 minuta.