Hajduti i kthen makinën çiftit të ri, bashkë me fustanet e nuses
Një histori me një fund të lumtur përfshiu dy të sapomartuar në Foggia, të cilët një ditë pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit, makina e tyre u vodh dhe brenda ishin akoma veshjet e dasmës, fustanet e nuses, kostumi i dhëndrit dhe djalit të tyre të vogël.
Por çifti nuk u mjaftua vetëm me denoncimin në polici. Rosalba, bëri dhe një thirrje te Foggia Today, ku i kërkonte hajdutit që ta mbante makinën por të paktën t’u kthente veshjet e ceremonisë:
‘Ishte vërtet bukur. Do të doja shumë ta kisha dhe shihja përsëri fustanet e mia. Më ndihmo t’i gjej’, i drejtohej ajo hajdutit.
Apeli i nuses u bë menjëherë viral dhe shumë njerëz iu bashkuan thirrjes së Rosalbës dhe bashkëshortit të saj.


