Stambolli ndalon alkoolin në plazhe e parqe
Prefektura e Stambollit ka vendosur të ndalojë shitjen dhe konsumimin e pijeve alkoolike në parqe, plazhe e hapësira të tjera publike.
Ndalesa nuk përfshin lokalet dhe restorantet që kanë licence për shitjen e pijeve alkoolike, ndërkohë që shkelësit do të gjobiten deri në 20 euro.
Në një deklaratë për publikun, prefektura shpjegon se vendimi erdhi për të parandaluar ngjarje që mund të kërcënojnë paqen dhe sigurinë.