Luftë e ashpër, Hamasi lëshon edhe 150 raketa nga Gaza drejt Tel Avivit (Video)

Hakmerret sërish Hamaz. Një “breshëri” sulmesh me 150 raketa ndodhi të shtunën mbrëma nga Gaza në Tel Aviv.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hamasi, ndërsa është shprehur se ishte një kundërpërgjigje ndaj raketës që shkatërroi më herët një kullë 11-katëshe në Rripin e Gazës. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë zhvillimet e tmerrshme mes Izraelit dhe Hamasit.