Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore: Kemi humbur kontaktet me sistemin e Çernobilit

Sistemet për monitorimin në distancë të materialeve bërthamore në centralin e Çernobilit në Ukrainë kanë ndaluar transmetimin e të dhënave në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Lajmi u dha me urgjencë nga drejtori i kësaj agjencie, Rafael Grossi, i cili më herët iu kërkoi ushtarëve rus, të lejojnë punonjësit e këtij centrali të vijojnë punën.

Grossi deklaroi se transmetimi në distancë i të dhënave nga sistemet e monitorimit të kontrollit të sigurisë, të instaluara në centralin bërthamor të Çernobilit është ndërprerë pas specifikuar se çfarë rrezikon të sjellë kjo situatë.

Kujtojmë që Rusia që në ditën e saj të parë të ndërhyrjes në Ukrainë, ka marrë kontrollin dhe të centraleve të tjera.