Mbi 30 të helmuar nga ushqimi në Malishevë
Në një komunikatë të Komunës së Malishevës thuhet se “mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policesë”.
Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë.
“Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në spitalin e Prizrenit”, thuhet në komunikatë, në të cilën bëhet e ditur se Komuna do të njoftojë me kohë me detaje të tjera lidhur me rastin.

