Haziri akuzon Muratin për lojën politike me borxhet

Komuna e Gjilanit është komuna që ka më së shumti borxhe në Kosovë, me gjithsej rreth 10 milionë euro. Kështu u bë e ditur në listën e publikuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

E sipas kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ky publikim është i qëllimshëm, pasi siç tha, përmes kësaj po tentohet të justifikohet veprimi në Mitrovicë, ku thesari i shtetit i bllokoi të gjitha pagesat si pasojë e borxheve të mëdha.

Krejt kjo shumë që u akumulua gjatë viteve, sipas Hazirit u bë për shkak të shpronësimeve, ndonëse tha se servisimi i obligimeve kontigjente vazhdon të jetë në planifikim buxhetor të përvitshëm.