Rakiq: Fola me Vuçiqin, më tha se është mirë të hiqen barrikadat

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se kanë biseduar me preisdentin e Serbisë, Aleksander Vucic pas lirimit të Dejan Pantic.

Goran Rakiq ka thënë për Pink Tv se nga Vucic kanë dëgjuar “lajmin e mirë për lirimin e serbëve” dhe mendimin e tij se “do të ishte mirë të hiqeshin barrikadat”,.

Ky zhvillim vjen pas deklaratës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian se po bëjnë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje politike mes Kosovës dhe Serbisë.