Shkolla e Bujanocit emërtohet ‘Ismail Kadare’

Kuvendi komunal në Bujanoc votoi pro ndryshimit të emrit të shkollës fillore së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”.

Për këtë votim, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzat Lutfiu i falënderoi të gjithë këshilltarët që votuan për këtë ndryshim, edhe pse fjalën e fundit për këtë e ka Ministria e Arsimit.

“I bëj thirrje ministres që iniciativën për ndryshimin e emrit ta gjykoj drejt, duke pasur parasysh se propozimi i ri që shkolla të ketë emrin “Ismail Kadare” është një nderë edhe privilegj, jo vetëm për shkollën dhe lokalitetin, pasi kemi të bëjmë me një shkrimtar të përmasave ndërkombëtare”, ka shkruar Lutfiu.