“Vjeshta…” vazhdon me ‘Shprushje nëpër vargjet që nuk zbehen’

“VJESHTA LETRARE E GJILANIT” vazhdon rrugëtimin e saj me përurimin e librave të rinj.

Në vigjilje të Festave të Nëntorit, më 25.XI.2023, ora 12:00 në Bibliotekën “Fan S.Noli” në Gjilan përurohet një libër i ri me shkrime kritike për poezinë e poetit dhe atdhetarit Rexhep Elmazi, me titull: “SHPRUSHJE NËPËR VARGJET QË NUK ZBEHEN”

Kjo dosje letrare e këtij shkrimtari, nën mbledhjen dhe përzgjedhjen e shkrimeve nga ana e shkrimtarit Sabit Rrustemi, e nën përkujdesjen redaktoriale të prof dr. Anton Nikë Berishës, shpaloset dhe vlerësohet në kuadër të veprimtarive letrare të Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, këtë të shtune n’Dymbëdhjetë, në Bibliotekën e Qytetit të Gjilanit.

Për librin, flasin: prof dr. Anton Nikë Berisha, Zyrafete Shala dhe Emin Azemi.
Nën moderimin e Zanë Malit, vargje nga poezitë e vlerësuara të librit, i deklamon Elenë Hajdari.