Arbër Hajdari së shpejti do të bëhet baba
Arbër Hajdari së shpejti do të bëhet baba. Ai ka zbuluar gjithashtu edhe gjininë e fëmijës. Ish opinionisti i Big Brother VIP dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një vajze.
I emocionuar Arbri u shpreh ne emisionin “Më Lër të Flas” se prej disa muajsh ka nisur të mendojë ndryshe për kujdesin ndaj fëmijëve, tashmë si një baba.
“Këto festa do të më presin ndryshe. Në momentin që bëhesh prind shumë gjëra ndryshojnë tek njeriu. Sidomos në momentin që sjell në jetë një fëmijë rritet përgjegjësia në mënyrën e të menduarit”, tha Arbri.

