Haziri: Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kreun e ekzekutivit, Albin Kurti, duke thënë se një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e finaciare për mosmbajte të fjalës dhe obligimeve shtetërore, NUK ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave pas vonesës prej 7 vitesh.

Ndër të tjera, Haziri u ka thënë qytetarëve që sa më shumë që e njohin Europën nga afër, aq më shumë do ta duan Kosovën.

Postimi i plotë i Hazirit:

Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën

Një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e finaciare për mosmbajte të fjalës dhe obligimeve shtetërore, NUK ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave pas vonesës prej 7 vitesh. Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet.

Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së!

Vjena është vendi më i mirë kur Kosva me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur Kurti protestonte e martirizonet njerëz kundër saj!

Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën!