Për 24 orë Policia konfiskon 29 patentë shoferë

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka konfiskuar 29 patentë për shkak të shkeljeve të rënda në trafik.

Polica e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sipas planifikimeve ka pasur patrullime parandaluese, por si zakonisht janë realizuar edhe pika të kontrollit për automjete, ku në nivel vendi janë realizuar 496 pika kontrolli.

“Policia e Kosovës nuk ka qëllim të vetëm ndëshkimin por parandalimin e shkeljeve të rregullave të trafikut, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik, andaj apelon te pjesëmarrësit në trafik që të respektohen rregullat për një siguri edhe më të madhe”, thuhet në njoftimin e Policisë.