Daut Haradinaj i reagon Kurtit për autostradën Prishtinë-Gjilan: Qesharak dhe joserioz

Ish deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një statusi në Facebook sa i përket ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Gjilan, raporton teve1.info

Haradinaj, krahas statusit e ka publikuar edhe një fotografi ku kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se Autostrada do të bëhet gjatë vitit 2023, derisa e ka quajtur qesharak dhe joserioz.

“Urime për këtë vit të ri Kryeministër i autostradave imagjinare! Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që ke me e përfundu edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord.