Thënie motivuese nga Sharton Stone: I dua njerëzit që më rrëzuan përtokë…
ObserverKult ua sjell disa thënie të aktores së famshme, Sharon Stone:
-Nuk dua të jem grua që “nuk plaket kurrë”. Dua të jem grua që po bën më të mirën në moshën e saj.
– Mendoj se një grua nuk e bën të bukur make-up apo modeli i flokëve, por eksperiencat e jetës së saj.
– Gratë mund të shtiren sikur po kalojnë në orgazëm, kurse meshkujt mund të shtiren përgjatë gjithë lidhjes.
– Çdokush rritet. Askush nuk do të jetë i njëjti.
– E dua karrierën time. E dua jetën time, e dua familjen time. I dua edhe njerëzit që më rrëzuan përtokë, sepse ata janë mësuesit e mi më të mirë.
– Unë kam dështuar në gjërat më të mëdha në jetë. Dështova me shëndetin tim, dështova me martesën time. Dështova në gjithçka, por përsëri e mblodha veten dhe vazhdova përpara.
– Lumturia e vërtetë buron përbrenda. Askush nuk mund të ta japë atë.
– S’e mendoj se dikush që është divorcuar, mund të ketë thënë ndonjëherë se divorci është diçka e lehtë, diçka gazmore, ose se nuk ndihesh komplet një dështake pasi je divorcuar.

