Nesër në Gjilan, në 81-vjetorin e lindjes, lule për Beqir Musliun

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi “Beqir Musliu”, nesër ora 11:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit, me një buqetë lulesh, simbolikisht i uron ditëlindjen e 81-të shkrimtarit të shquar, Beqir Musliu, ditëlindje kjo e cila këtë vit përkon me 30 vjetorin e kalimit të tij në amshim.

Vetëm dy ditë më pas, me 13 qershor 2026, në Bobliotekën e qytetit, “Fan S. Noli”, duke filluar nga ora 12:00, paraqitet numri më i ri i revistës AGMIA, numër ky që i përkushtohet këtij shkrimtari, me materiale nga tryeza letrare e “Flakës së Janarit” si dhe shkrime të tjera për krijimtarinë e tij letrare.

Ndërsa një javë më pas, më 20 qershor 22026, ora 12;00, po në bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, përurohet vepra më e re studimore e Shefqet Dibranit për Beqir Musliun, me titull ARTISTIKJA NË VEPRËN “ORFEIANA” TË BEQIR MUSLIUT, edituar këtyre ditëve nga shtëpia botuese “Beqir Musliu”.

Që të dy këto veprimtari letrare organizohen në koordinimim me bibliotekën e qytetit “Fan S.Noli” të Gjilanit.

Krijuesit dhe artdashësit janë të mirëpritur në këto veprimtari nderuese që mbahen në shenjë të përvjetorit të tridhjetë të kalimit në amshim të këtij shkrimtari të shquar.

(K. Rexha)
_______________________

Portreti nga piktori Demush R. Avdimetaj.