Humb kandidatja shqiptare, konservatorët e Andrej Plenkoviç fitojnë zgjedhjet në Kroaci

Partia Konservatore, Bashkimi Demokratik Kroat, fitoi me një diferencë të thellë zgjedhjet parlamentare përballë koalicionit të majtë të drejtuar nga Presidenti Zoran Milanoviç.

Konservatorët fituan 60 vende në parlamentin me 151 vende. Ndërsa koalicioni i majtë me në krye Partinë Social-Demokrate fitoi 42 vende.

Sakaq, deputetja shqiptare e disa legjislaturave në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj nga Bashkimi i Shqiptarëve në Kroaci nuk ka arritur që të siguroj mandatin e deputetit.

Armin Hodzhiç, kandidat i Koordinimit Kombëtar të Boshnjakëve në Kroaci, ka fituar mandatin e deputetit dhe do të përfaqësoj pesë pakicat kombëtare në Parlamentin kroat.

Hoxhiç ka marrë votat e 3 mijë e 328 votuesve, ndërsa Lekaj Prljaskaj 2mijë e 239 votues. Hoxhiç do të përfaqësojë pakicat kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene. /A2CNN