Vitia strehon gjashtë familje nga Shqipëria

Gjashtë familje të ardhura nga Shqipëria pas tërmetit të tmerrshëm atje, kanë gjetur mikpritje në familjet e komunës së Vitisë.

Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori për regjistrimin e të ardhurve nga Shqipëria, Sami Demelezi.

“Gjatë ditës së djeshme, disa anëtarë të dy komisioneve kanë vizituar familjet e ardhura në fshatin Remnik (tek Lulzim Neziri) dhe në Viti, ku janë njohur për së afërmi me nevojat e tyre. Gjithashtu, ju është ofruar edhe mbështetja shëndetësore sipas nevojës”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Familjeve të strehuar u është ofruar edhe mbështetja shëndetësore sipas nevojës.

“Komisioni për mbledhjen e ndihmave vazhdon me aksionin deri më 6 dhjetor, ku mbledhja e ndihmave është duke u bërë nga Shoqata “Nënë Tereza” dhe OJQ “Kryqi i Kuq”, tek objekti i zjarrfikësve në Viti”, thuhet në njoftim.