Brenda një jave shqiptohen 1.245 gjoba, konfiskohen 26 patentë shoferë

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 26.04.2024 – 02.05.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar 1.245 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 26 ngasës, kurse janë tërhequr nga trafiku 11 motoçikleta, thuhet në njoftim.