Arrestohen në Gjilan tre të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove në Kmetoc

Në Gjilan janë arrestuar tre të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove në fshatin Kmetoc.

Rasti është cilësuar vjedhje e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Fsh. Kmetovc, Gjilan 31.05.2024-02:00. Raportohet se më 07.06.2024  janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.