Fëmija 2-vjeçar e heq veturën nga shpejtësia dhe përfundon në një rrethojë betoni

Një fëmijë i moshës 2-vjeçar e ka hequr veturën nga shpejtësia dhe ka përfunduar në një rrethojë betoni, ku ka marrë lëndime.

Hani i Elezit, 18.03.2021 – 11:00. Raportohet se një fëmijë i moshës 2-vjeçare kishte hyrë në  veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura kishte filluar të lëviz rreth 10-15 metra duke e goditur një rrethojë të betonit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.