Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, njofton policia.

Sipas policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Gjilan 03.04.2021 – 04:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. (Foto arkiv).