Picërraku del t`i provojë piklat e shiut të pranverës, s`i ka frikë lisat që rrëzohen

Pranvera i ka gëzuar gjallesat, të cilat kanë filluar të dalin në sipërfaqe të tokës, pas një dimri të gjatë. Edhe picërraku, një gjallesë pikalore, ka dalë për të provuar piklat e shiut dhe pë të shijuar ngrohtësinë e stinës.
Sado gjallesë e vogël që është, picërraku nuk i ka frikë lisat që bien përtoke pasi bora dhe furtuna ua kanë lëkundur rrënjët.
Profesori Rexep Abazi e ka përshkruar udhëtimin në fshatin e tij Sfircë.
‘Pasojat e dëborës së fundmarsit të vitit 2021 në një pjesë të Sfircës sime. Në këtë dimër pati dy borëra të mëdha të cilat nuk zgjatën shumë por bënë dëme të konsiserueshme në drunjë, duke ua thyer degët e shumë prej tyre duke i shkulur me rrënjë nga trolli. Dje isha në fshatin tim, tek shtëpia ime në Sfircë ku pashë shumë drunjë të thyer e të rrëzuar, një pjesë e të cilëve kishin rënë duke e bllokuar rrugën. Por kjo nuk e kishte frikuar një picërrak që të dilte edhe pse ngapak binte një rigë shiu i pranverës’.